NIS PAJISJA ME LETËRNJOFTIME PËR QYTETARËT E KOSOVËS

0

Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil ka njoftuar se ka arritur të siguroj materialin për letërnjoftime.

“Bazuar në rekomandimet e IKSHP-së dhe vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes se virusit COVID-19, MPB ka organizuar institucionin përkatës që pajisja e qytetarëve me letërnjoftime të bëhet brenda dy jave, duke konsideruar se pas kësaj periudhe do të kthehemi në normalitet të pajisjes së qytetarëve me këtë lloj të dokumentit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se tanimë për rastet që kanë qenë në pritje ka filluar shpërndarja e letërnjoftimeve nëpër qendrat përkatëse./AKTIV PRESS/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu