BEBE REXHA: KULTURA SHQIPTARE MË KA INSPIRUAR MUA SI ARTISTE

0

Bebe Rexha: Kultura shqiptare më ka inspiruar mua si artiste

Bebe Rexha, është një ndër artistet shqiptare që numëron çdo ditë suksese të reja në arenën ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, vazhdon t’i bëjë krenarë gjithë shqiptarët kudo në botë si me sukseset në muzikë, ashtu edhe me mënyrën se si çdo herë tenton ta paraqes kombin tonë para botës.

Së fundi, ajo përmes InstaStory tha se dëshiron që të ndajë me ndjeklësit më shumë rreth kulturës shqiptare.

Bebe thotë se është pikërisht kjo kulturë që e ka ndryshuar atë dhe e ka inspiruar si artiste, andaj shprehet krenare për këtë.

“Do të ndaj me ju më shumë nga kultura ime njerëz, sepse më ka ndryshuar mua. Kultura shqiptare më ka inspiruar mua si artiste dhe jam krenare për këtë. Kështu që kjo është e gjitha që dua të them”, janë fjalët e këngëtares.

Ditë më parë, saktësisht më 28 Nëntor, Bebe Rexha i ishte bashkuar mërgimtarëve në Nju Jork, për të festuar bashkë me ta këtë datë të shënuar për shqiptarët.

Sa i përket projekteve muzikore, “Baby, I’m Jealous” titullohet projekti i fundit muzikor nga Bebe Rexha, të cilit para pak ditësh ia realizoi edhe versionin remiks.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu