Eksperti Salihu tregon se sa zgjat periudha e aplikimit për paratë e Trustit

0

Të premten, pas tetë tentimesh, Kuvendi i Kosovës miratoi Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, ku është përfshirë edhe tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Ky projektligj, i cili shndërrohet në ligj pas dekretimit të presidentit të Kosovës, do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor 2021, përjashtimisht disa dispozitave që do të jenë të vlefshme deri në vitin 2028.

Bekim Salihu nga Instituti GAP, pasi ka kujtuar se gjatë së premtes menjëherë ka rënë uebfaqja e Trustit, pasi qytetarë të shumtë për shkak të mosinformimit të saktë janë kyçur për t’i tërhequr paratë, ka njoftuar se e drejta e tyre për të aplikuar për tërheqje të parave zgjat katër muaj.

“Dje ka rënë web faqja e Trustit, kjo tregon dy gjëra, e para, nevoja që ndjejnë qytetarët për t’i tërhequr paratë e tyre nga Trusti dhe e dyta edhe Trusti edhe Qeveria e Kosovës nuk e kanë informuar mirë qytetarin se e drejta e tyre për të aplikuar për tërheqjen e 10% nga Trusti zgjat katër muaj, pas hyrjes në fuqi të Ligjit, pra nuk është e thënë se veç kush aplikon në ditën ose javën e parë mund t’i tërheq mjetet. Sot hasa biseda të kësaj natyre që tregonin konfuzion të njerëzve”, ka shkruar Salihu në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu