Plot përqafime e ledhatime, Atdheu i bën Anës dhuratën më mbresëlënëse të mundshme

0

Më në fund erdhi momenti që të shihnim takimin e shumëpritur të Anës dhe Atdheut që u transmetua ditën e sotme në ekran.

Çdo gjë duket se ka shkuar për së mbari dhe mesa kuptuam Ana e ka lënë Fationin në të shkuarën tashmë.

Plot komplimente, përqafime, buzëqeshje dhe ledhatime- ishte kjo panorama e përgjithshme e takimit të tyre dhe dy dhurata mjaft të veçanta për njëri-tjetrin në studio.

Ka qenë Ana që i ka bërë e para një ‘dhuratë’ Atdheut, duke nxjerr një hudhër, për t’i mbrojtur nga syri i keq. Atdheu e ka pranuar me shumë kënaqësi, madje e ka nuhatur disa herë dhe me shaka ka thënë se mban aromë shumë të mirë.

Gjatë takimit Atdheu i drejtohet Anës duke e pyetur se si është për të një mashkull ideal dhe ajo shprehet se dëshiron një mashkull me këmbë në tokë dhe karakter të fortë si dhe të jetë besnik.

Atdheu gjen veten në këto karakteristika, duke e pyetur: “Për mua po flet?” Më pas flasin për dashurinë e tema të ndryshme. Ana u shpreh në studio se pak shumë takimesh, më në fund është ndjerë ndryshe dhe e emocionuar.

Ndërkohë, Atdheu është shprehur se ndihej shumë mirë me Anën. Dhe, pjesa më e bukur e takimit: Dhurata e Atdheut për Anën.

Bukuroshi zeshkan i ka dhuruar Anës një CD, në të cilën ishin regjistruar rrahjet e zemrës së tij pas takimit. CD është luajtur edhe në studio e ky moment na shkriu zemrat të gjithëve.

Ana zgjodhi që edhe javës tjetër të dalë me Atdheun dhe ne mezi po presim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu