Prishtina do të mbajë mësim plotësues për nxënësit që kanë qenë me COVID-19

0

avarësisht që gjysmëvjetori i parë i këtij viti shkollor do të përfundojë më herët, mësimi online do të vazhdojë për disa nxënës.
Komuna e Prishtinës ka vendosur që gjatë pushimit njëmujor të mbahet mësim plotësues online me nxënësit që kanë qenë të infektuar me koronavirus.

Kjo pasi, sipas drejtoreshës së Arsimit në kryeqytet, Shpresa Shala, ngecjet te nxënësit që kanë qenë në izolim janë të mëdha, raporton KOHA.

“Mësimdhënësit janë të obliguar që gjatë këtij pushimi të punojnë me nxënësit të cilët kanë probleme me arritjen e rezultateve, e të cilët kanë pasur infeksione në familje, apo vetë kanë qenë me COVID-19 dhe kanë munguar gjatë në shkollë, gjatë këtij pushimi të organizohet mësim plotësues për këta nxënës”, tha Shpresa Shala, Drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë.

Shala ka shtuar se gjatë pushimit do të ngarkohen me detyra edhe nxënësit që kanë mbajtur mësimin e rregullt.

Në Ministrinë e Arsimit kanë thënë se mbajtja e mësimit plotësues gjatë pushimit nuk është obligative, por zgjedhje e lirë e komunave.

“Ajo është çështje autonome e tyre, por kalendari vlen për të gjithë që është shkurtuar pushimi. Ajo varet prej drejtorive të shkollave, prej këshillave profesionale të shkollave për lëndë të caktuara”, tha Agim Berdyna, U.d. i sekretarit të MASH-it.

Kurse, njohësit e çështjeve të arsimit vlerësojnë se mësimnxënia ka pësuar shumë gjatë pandemisë. Andaj, Rinor Qehaja nga Instituti “EdGuard” thotë se nevojitet mësim shtesë për nxënësit.

“Shqetësimi ynë është që ky problem do të bartet tutje si ngecje në mes gjeneratave, andaj rëndësia që institucioni të marrë masa korrigjuese që – qoftë me mësim shtesë për ata nxënës që kanë qenë pjesë e këtij skenari – të sigurohemi që kanë marrë dijen e planifikuar”, tha Rinor Qehaja – Drejtor i Insitutit “EdGuard”.

Për shkak të përkeqësimit të situatës me COVID-19, Qeveria vendosi të shkurtojë gjysmëvjetorin e parë. Mësimi do të përfundojë më 18 dhjetor, kurse gjysmëvjetori i dytë do të nisë më 18 janar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu