Prishtina ndriçohet për festat e fundvitit

0

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar disa fotografi të sheshit ‘Zahir Pajaziti’ dhe atij ‘Skendërbeu’, teksa ka shkruar disa fjalë lidhur me këtë vit.

Ahmeti, përmes një postimi në facebook, ka shkruar pas ndezjes së dritave dekoruese në sheshin e Prishtinës për festat e fundvitit.

”Dhe… i ndezem dritat për të sjellë magjinë e festave të fundvitit në Prishtinë!
Ky vit na sfidoi të gjithëve por na bashkoi edhe më shumë, na bëri më solidare dhe na mësoi të shikojmë nga njëri tjetri me zemër. Le të festojmë për jetën!
#prishtina💙”, ka shkruar Ahmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu