Zbulohet edhe vaksina e tretë kundër Covid-19

0

Një tjetër vaksinë e zhvilluar në Kinë kundër Covid-19 ka hyrë në provën klinike të fazës së tretë.

Njoftimi u dha “Chongqing Zhifei Biological Product”, citon “Global Times”, sipas të cilit ka nisur faza e tretë e provës klinike brenda vendit.

Kompania e listuar kineze për provën ka rekrutuar 29 mijë persona nga e gjithë bota.

Sipas zyrtarëve kinezë, vendi ka 13 kandidatë për vaksina që hyjnë në prova klinike, përfshirë pesë kandidatë që tashmë kanë hyrë në provat e “fazës së tretë”.

Mbi 100 vaksina për të parandaluar koronavirusin janë në faza të ndryshme të zhvillimit në të gjithë globin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu