DRITON KUKA PUBLIKON VIDEON PREKËSE TË ISH USHTARIT TË UÇK-SË

0

Përparim Currit i kishte rrahur zemra në uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën e kishte veshur si 20-vjeçar. Për të, ajo uniformë kishte kuptimin e lirisë.

Nuk e kishte menduar fare fatin e vet, por vetëm çlirimin e vendit që gjeneratat e reja ta gëzonin lirinë.

Janë të rënda përjetimet e tij kur humbi 6 bashkëluftëtarë, ashtu siç janë të prekëse momentet kur u kthye në shtëpi nga lufta dhe takoi babanë e nënën – të cilët, në fillim, nuk e kishin njohur.

Fushatës “Liria ka Emër”, iu ka bashkuar edhe trajneri i suksesshëm i xhudon, Driton Kuka, i cili ka shpërndarë rrëfimin e Përparimit. Shikojeni dhe shpërndajeni këtë rrëfim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu