Ky është fshati me vetëm 27 banorë

0

erikova është fshat malor në veriperëndim të Kërçovës, i cili ka një pozitë shumë të volitshme gjeografike, meqenëse është i rrethuar nga male të larta.

Fshatin Berikovë si shumë fshatra në rrethin e Kërçovës ka përjetuar shpërnguljet masive prej vitit 1957 në Turqi, shpërnguljet në qytet dhe migrimi në Zvicër, Gjermani, Amerikë. Në fshat kanë mbet rreth 7 shtëpi të banueshme. Sipas regjistrimit të popullsisë së viti 2002, fshati kishte 168 banorë Shqiptarë, ndërsa sot numëron vetëm 27 banorë.

Në bazë të varrezave të fshatiti banorët aludojnë se ky fshat ekziston që nga shekulli i 9-të. Kryetari i Bashkësisë Lokale Lutfi Arifi tha se shpërnguljet kanë ndodhur për një jetë më të mirë dhe dalëngadalë ky fshat po zbrazet.

“Së pari ka pas shpërngulje në mërgim për arsye të papunësisë këtu për një jetë më të mirë edhe në qytet kanë dalë, ka qenë në mërgim, ka migruar atje ka bërë të holla dhe ka marrë një shtëpi ose një banesë në qytet, por nuk ka vetëm në qytet , këtu ka të shpërngulur edhe në Gostivar janë diku 15 shtëpi të shpërngulur në Gostivar”, theksoi Lutfi Arifi.

Në këtë fshat kohë më parë kanë qenë funksionale edhe dy miniera, që sot për fat të keq janë jashtë funksionit. “Në fshatin e Berikovës ka dy miniera, ka pas dy miniera dhe për çfarë arsye janë mbyllur unë nuk e di, më kujtohet që në atë kohë janë quajtur Rudinku i madh dhe Rudniku i vogël”, u shpreh Lutfi Arifi.

Përmes këtij fshati ka kaluar edhe treni i vogël i ashtuquajtur ”Qiro” i cili nga Ohri përmes Kërçovës, Berikovës ka shkuar në Gostivar, ndërsa stacioni i ndërrimit të trenave ka qenë në fshatin Berikovë. Ai ka pushuar së lëvizuri në vitin 1966.

“Po është e saktë se ka funksionuar treni i vogël siç e quajnë “Qiroja” që sot gjendet në stacionin e autobusëve që është si muze, gjithë kohës ka lëvizur këtu tash sa ka qenë dy herë apo tre herë në ditë nuk e mbaj mend. Në atë kohë fshati Berikovë vërtetë ka qenë një fshat i zhvilluar”, potencoi Lutfi Arifi.

Në vitin 1977 deri në vitet 1980/81 shkolla e fshatit ka numëruar diku 35 nxënës dhe 4 arsimtarë dhe ka funksionuar me dy ndërrime, ndërsa sot kjo shkollë ka vetëm një nxënës, i cili e ndjek procesin edukativo-arsimor në këtë fshat, raporton TV21.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu