GASTRONOMËT I LUTEN QEVERISË: NA LEJONI TË PUNOJMË!

0

Shoqata e Gastronmëve po i lutet Qeverisë së Kosovës që për festat e fundvitit t’iu lejohet të punojnë me orar më të gjatë.

Gastronomët thonë se kjo është mundësia e tyre e vetme që sado pak bizneset të mbijetojën dhe të përmbyllin këtë vit të brishtë.

Ata kanë theksuar edhe atë se nëse qëndron ideja për lirimin e masave vetëm për tre ditë, atëherë kjo mos të bëhet fare.

“Pas kalimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga Parlamenti i Kosovës, ekzekutimi i tij pritet të ndodhë vitin e ardhshëm, që do të thotë mjetet të kalojnë në llogari të bizneseve, punëtorëve, etj., vitin e ardhshëm. Ne falenderojmë Qeverinë, Parlamentin dhe Partitë politike të Kosovës për përkrahje mirëpo gjendja jonë momentale është shumë e rënduar. Ne kemi nevojë për ju më shumë se çdo herë tjeter. Kemi nevoje të mbijetojmë edhe në këtë fundvit! Lusim Qeverinë e Kosovës të na lejojnë të punojmë! Jemi pranë festave si për qytetarët e Kosovës po ashtu edhe për diasporen, duam të ju qëndrojmë më afër në kohë më të gjatë pune dhe sado pak ta përmbyllim së bashku një vit të brishtë, duke u mundësuar kështu edhe bizneseve të mbijetojnë. Është mundësia jonë e fundit që sado pak të mbesim në këmbë këtë vit. Me 3 lule nuk qel pranvera! Nëse qendron ideja të lirohen masat vetëm për 3 netë të vitit të ri, atëherë për ne si gastronom mos e bëni fare. Siç e ceka, me 3 lule nuk qel pranvera!”, thuhet në një shkrim të Shoqatës së Gastronomëve.

Tutje thonë se “Edhe Ekonomia njëjtë sikurse spitalet është rënduar tej mase, nëse ekziston dhe planifikoni lehtësimin e masave për fundvit, atëherë ne ju lusim ta bëni që tani!”.

Ata kanë kërkuar edhe të lejohet delevery.

“P.S. DELEVERY DUHET URGJENTISHT ME U LIRU! Nuk ka kuptim taxit me punu edhe jashtë kufizimit të orarit ndërsa delivery jo. Delivery nuk është ndalu edhe në shumicën e vendeve të botës, sepse njerëzit janë lodhur, dhe delivery është vetëm një ndihmes për gjithë ato nana që përveq punës po kryejnë edhe rolin e mësueses e kujdestares”, thuhet në kërkesën e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu