HOTI DISKUTON ME TRUSTIN PËR TËRHEQJEN E 10% TË MJETEVE TË QYTETARËVE

0

Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave Hykmete Bajrami, nesër do të takohen me përfaqësues të BQK-së dhe Trustit të Kursimeve Pensionale, për të diskutuar lidhur me përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Pas takimit do të ketë konferencë për media në ndërtesën e Qeverisë duke filluar nga ora 11:30.

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është publikuar sot në gazetën zyrtare, një ditë pas dekretimit të tij nga ana e ushtrueses së detyrës së presidentit Vjosa Osmani.

Ligji në fjalë ka kaluar në Kuvendin e Kosovës të premten e kaluar në tentimin e tij të tetë, pas gjashtë muaj të inicimit nga Qeveria Hoti dhe mundëson tërheqjen e dhjetë për qind të mjeteve të qytetarëve nga Trusti Pensional.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu