Rudari ia dorëzon Bulliqit detyrën

0

Pritje e ngrohtë, kujdes ndaj njëri-tjetrit dhe frymë për një bashkëpunim në të ardhmen.

E tillë ka qenë ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës.

Ushtruesi i deritashëm i detyrës së kryetarit, Nexhmi Rudari, ka dorëzuar solemnisht detyrën te kryetari i ri i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

“Edhe një herë, ishalla, të prinë e mbara, dua të të përgëzoj për fitoren që e ke shënuar në këto zgjedhje, juve dhe të gjithë aktivistëve. Ne kemi kryer disa punë disa duhet vazhdohen nga ju”, ka nisur Rudari fillimisht si nikoqir.

“Shpresoj se do të gjejmë forma të bashkëpunimit. Solemnisht dua ta dorëzojë dokumentin kryesor të komunës për vitin 2021 që është buxheti i miratuar dhe Vulën e Kryetarit të Komunës. Suksese, shëndet në këtë sfidë të re, sigurisht nuk është e lehtë”. Ne që hymë në politikë jemi të përgatitur për këto sfida. Shpresoj që pretimet që i keni dhënë që do të jeni kryetar i të gjithë qytetarëve që t’i mbani”.

Pas këtyre fjalëve Rudari e ka ftuar Bulliqin që t’i ndërrojnë pozicionet edhe fizikisht, për t’ia lënë fjalën kreut të ri të komunës.

“Faleminderit për këtë pritje. Sigurisht që ky është një proces normal në demokracinë tonë edhe parlamentare dhe nivelit lokal. Faleminderit shumë për angazhim tuajin për periudhën që keni ushtruar detyrën e kryetarit. Shpresojmë shumë që bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje”, është shprehur Bulliqi.

“Të gjithë qytetarët do të trajtohen në mënyrë të barabartë. Jam i vetëdijshëm që trashëgojmë një buxhet të miratuar. E dimë që pritjet janë të mëdha dhe do të bëjmë punë të mëdha për t’iu përmbushur kërkesat dhe nevojat e qytetarëve”.

Bulliqi pastaj është shprehur se siç është në traditën e shqiptarit, do ta përcjell Rudarin deri jashtë Zyrës së Kryetarit.

“Në traditë e kemi t’i përcjellim mysafirët”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu