Si mund të tërheqin 10-përqindëshin?

0

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka njoftuar se tërheqja e 10-përqindëshit nga Fondi (Trusti) mund të bëhet online.

“Tërheqja prej 10% është dekretuar sot, si pjesë e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike. Aplikimi për tërheqje të 10% do të bëhet vetëm ONLINE dhe përmes një faqeje të veçantë interneti. Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në eTrusti”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se në dispozicion janë 4 muaj për të aplikuar për tërheqjen e mjeteve.

“Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10% dhe detajet tjera do të publikohen ditëve në vijim. Për aplikim janë në dispozicion 4 muaj. Prandaj, mos u brengosni nëse nuk mund të aplikoni që në ditët e para pas dekretimit”, thuhet në njoftim.

Më dekretimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, qytetarët kanë të drejtë të tërheqin 10 për qind të kursimeve nga Fondi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu