Bëhuni gati, prej nesër nisin ditët me shi në vendin tonë

0

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.

Vendet si Kroacia gjatë ditëve të fundit janë goditur nga një stuhi shiu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu