Haxhi Shala: Avdullah Hoti e ka ditur për emërimin e djalit tim, nënshkrimi i tij duhej për emërim

0

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka thënë në T7 se kryeministri Avdullah Hoti e ka ditur për emërimin e djalit të tij si konsull në Pragë.

Kryeministri Hoti më herët tha në emisionin Pressing se nuk ka pasur njohuri për emërimin e tij.

“Në fatkeqësinë e vendit po del që në këtë vend të mos funksionojnë institucionet. Nuk ka mundësi që Hoti të mos e dinte për emërimin e djalit im në Pragë. Vetë nënshkrimi i tij duhet që të emërohet. Edhe presidenti e kthen tek ai për nënshkrim. Për fat të keq nuk po funksionojmë si shtet. Kryeministri e ka nënshkruar pasi kështu shkon zinxhiri i vendimmarrjes. Por mirë që ndodhi kjo fatkeqësi që të shihet se nuk po funksionojmë si shtet”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu