ZËDHËNËSI I PDK-SË IRONIZON ME HARADINAJN: KU JE NIS MOJ ENGJËLLUSHE?

0

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka reaguar pas deklaratave të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se nuk i ka borxh asgjë PDK-së dhe se këtë partia e ka nxjerrë nga opozita më herët.

Bytyçi ka ironizuar me Haradinajn, duke thënë se sa herë ai flet populli qesh me të!

“Sa herë që flet Ramush Haradinaj, banori i lagjes Marigona, i vetëquajtur edhe si engjulli i luftës, për hajni, korrupsion, qeverisje të mirë dhe për menaxhim publik. I tërë populli i Kosovës reagon si më poshtë: HAHAHAHAHA. Po ku je nisur moj engjëllushe?, thuhet në reagimin e Bytyçit të bërë në Facebook.

Ndryshe, kreu i AAK-së sonte në një debat televiziv ka sulmuar ashpër PDK-në.

“Këta që po thonë Ramushi le të na kthej borxhin, i kam nxjerrë nga opozita. Më ka sharë një Kosovë që jam bërë me hajnat e ‘Prontos’. I kam nxjerrë nga opozita dhe i kam pru në pushtet. Kur i kam pru në pushtet janë munduar çdo ditë të më rrëzojnë pasi që kam ngulur këmbë për njëfarë takse. Janë njerëzit e njëjtë që e kanë themeluar Gjykatën Speciale”, kishte thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu