Arrestohet me urdhëresë ndërkombëtare një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Kosovë

0

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar mbrëmjen e së martën në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar në bazë të urdhëresës ndërkombëtare.

I njëjti pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë, 08.12.2020-19:00. Në bazë të urdhëresës ndërkombëtarë është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu