Balaj-Halimaj: Serbia në Kosovë ka kryer gjenocid, përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë

0

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka thënë se ndja shqiptarëve është krye gjenocidi më i madh në fund të shekullit të 20.

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit dhe Nderimit të Viktimave të Krimeve dhe Gjenocidit, ajo ka thënë se institucionet e Kosovës dhe shoqatat e tjera në vend duhet të punë që krimi të denoncohet, njofton Klan Kosova.

“Një nde prioritet e Qeverisë dhe Kryeministrit Hoti lidhet me angazhimin që ky gjenocid të njihet në përmasa ndërkombëtare”, është shprehur Balaj-Halimaj.

“Duhet ta kemi të qartë të gjithë në Kosovë, gjenocidin e kanë bërë forcat serbe në kuadër të politikës gjenocidale. Dhuna seksuale ka pasoja të rënda për viktimën, por ajo hyn në funksion të strategjisë kundër shqiptarëve. Synohej të cenohej integriteti mendor i viktimave dhe të afërmeve”.

“Asnjë person nuk duhet të ndjehet i turpëruar për dhunën që i është shkaktuar. Institucionet shtetërore duhet të vazhdojnë punën me këmbëngulje derisa përgjegjësit e krimit të dalin para drejtësisë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu