Çiljeta: Bëra sexhde natën e Kadrit, duaja ime lëkundi dyert e qiejve

0

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Çiljeta Xhilaga, ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale.

Madje, ajo këtë herë ka befasuar me mënyrën se si ka thurur fjalë për djalin e saj të vetëm, Fernandon.

Xhilaga, thotë se djali i erdhi në jetë, pas lutjes që bëri në sexhde Natën e Kadrit (natë e madhe në kalendarin islam).

Këngëtarja, e cila në të shumtën e rasteve shfaqet provokative thotë se lutja e saj, i lëkundi dyert e qiejve.

“Kur duaja ime lekundi dyert e qiejve ALLAHU te solli ty ne jeten time si pergjigje te asaj lutjeje ne sexhde Natën Kadrit ne gusht 2012.Jam me fat qe te kam biri im i pikturuar me bukuri si jashte po ashtu edhe brenda zemres tende qe i do gjithe njerzit i mbrone me fanatizem ke ke ne zemer si nje burre i madhe protektues aq sa i rritur perpara kohe ne personalitetin tend aq edhe i bute ne shpirte kur te shof si te dhimbset edhe nje milingone e vogel e me thua mos e vrit se gjynah ti japim pak buke. Je gjithçka kam dashur ne jeten time siç te kerkova e perfytyrova. Te dua shum Fernando im”, ka shkruar ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu