Në këtë vit do të bëhet rimbursimi për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

0

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka miratuar sot kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021. Kjo u vendos gjatë mbledhjes së sotme e cila po zhvillohet që prej orës 10:00.

Me këtë rast, Drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale, Adrian Zalli, deklaroi para deputetëve se në vitin 2023 do të bëhet rimbursimi i mjeteve për gjithë qytetarët që tërheqin mjetet e tyre nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Zyrtarët e Trustit që raportuan para këtij komisioni kanë thënë se është duke u diskutuar akoma rregullorja për rimbursimin e këtyre mjeteve.

Ndryshe nga e premtja pritet që zyrtarisht të hapet edhe sistemi për aplikimin e 10% nga Trusti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu