NUSHI: AFRO 5 MIJË APLIKIME DERI MË TANI PËR SUBVENCIONE NGA KOMUNA

0

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka folur për pakon e ndihmës për personat e prekur me COVID-19 në Prishtinës.

Ai ka thënë se që kur është aktivizuar platforma, qytetarët kanë filluar të aplikojnë. Sipas tij që në minutën e parë kanë qenë 150 aplikime, kurse deri tash janë 4954 aplikime.

“15.000 qytetarë janë deklaruar që dy javë se janë të prekur me COVID-19 porse shifrat shtohen çdo ditë. Secili qytetarë që është i infektuar dhe do të infektohet do të subvencionohet nga Komuna e Prishtinës”, ka thënë ai.

Nushi ka shtuar se janë afër 1 milion euro shpenzime për këtë pako duke marrë parasysh shifrat e të infektuarve që janë deri sot.

Nushi thotë se kanë pasur kërkesa që të mos pranohen vetëm testimet nga IKSHPK por në subvencionim të hynë edhe testet serologjike në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

“Unë e konfirmoj që edhe ata që e kanë kryer testin serologjik në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe kanë dalë pozitivë do t’u pranohen kurse ata të cilët i kanë kryer në laboratorët privatë nuk do të pranohen”, ka thënë ai në Express Intervista.

Nushi thotë se komuna e Prishtinës ndan më pak para për të prekurit me COVID-19 sesa komunat tjera, për shkak se në këtë komunë, numri i të infektuarve është shumë më i madh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu