PDK: Nuk u frikësohemi zgjedhjeve, jemi në vendin e dytë

0

Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyqi ka komentuar deklaratat e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se i ka sjellë në pushtet “hajnat e Prontos”.

Ndër të tjera, Bytyqi tha se Haradinaj i sulmoi pabesisht.

“Z.Haradinaj na shanë nëpër studio, me vota tonat zero. Është vështirë me pasë një marrëveshje politike me njeri që të shanë ty nëpër studio dhe të sulmon pabesisht dhe të shanë ty”, thotë Byqyqi në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.

Ai thotë se pavarësisht se nuk e kanë liderin Kadri Veseli, nuk u frikësohen zgjedhjeve të reja.

“PDK ka trend të rritjes, jemi në vendin e dytë. PDK nuk ka arsye me iu frikësuar zgjedhjeve”, shtoi ai.

“Z. Haradinaj është në panik, LDK’ja është në panik edhe VV e di që nëse i ikë momentumi ata janë në pozicion të keq”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu