Situatë e tensionuar në Tiranë, protestuesit djegin pemën festive para Kryeministrisë

0

Pas rreth një ore te Ministria e Brendshme, protestuesit që kërkojnë drejtësi për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodjan Rasha, janë zhvendosur te Kryeministria në Tiranë.

Në një moment disa individë kanë tentuar që të rrëzojnë edhe pemën e Krishtlindjeve të vendosur anash Kryeministrisë. Më pas pemës së Krishtlindjeve i është vënë flaka. Megjithatë protestuesit janë ndalur dhe pema nuk është djegur plotësisht. Ndërkohë edhe nga ana e policisë nuk ka pasur rezistencë për të penguar protestuesit, transmeton tch.

Është tensionuar situata në protestën e organizuar për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga Policia shqiptare. Pasi u përplasën me kordonin e Policisë përpara Ministrisë së Brendshme, protestuesit u zhvendosën tek Kryeministria.

Një pjesë e të pranishmëve kanë hipur në shkallët e Kryeministrisë dhe kanë hedhur sende të forta në drejtim të saj. Më herët, protestuesit ndezën qirinj për të kujtuar të riun e vrarë dhe kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie gjatë ndjekjes, pasi ky i fundit dyshoi se ai kishte një armë në dorë./A2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu