Therret me thikë një 26 vjeçar në Prishtinë

0

Një 26 vjeçar është therur me një mjet të mprehtë pas një përleshje që ka ndodhur brenda një marketi, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

“Rreth orës 18:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Me të marrë informatë policia me veprime të shpejta ka arritur që në vendin e ngjarjes të arrestoj të dyshuarin A. K. 39 vjeç dhe të njëjtin e ka dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë”.

“Nga informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 26 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu