Hoti: Jemi në një situatë specifike, duhet të vendosim për zgjedhje ose për president

0

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, ka pranuar se koalicioni qeverisës tani po gjendet në rrethana të tjera për shkak të acarimeve rreth çështjes së presidentit.

Këto komente Hoti i bëri kur u pyet nëse procesi i dialogut mund të bëhet ‘’mollë sherri’’, për acarim më të thellë të raporteve me partnerët qeverisës.

”Nuk do bëhet ‘’mollë sherri’’ asnjëherë, sepse ne kemi një program qeverisës ku po vazhdoj të punoj në bazë të atij programi. Nuk besoj që duhet të jetë problematike çështja sepse po zhvillohet mbi parime të qarta. Tash jemi në një situatë specifike, ku duhet t’u japim drejtim çështjeve – zgjedhjes së presidentit apo shkuarjes në zgjedhje”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu