Hoti tregon pse nuk do t’ju kompensohen paratë personave që kanë mbi 10 mijë euro në Trust

0

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka treguar arsyen pse do të komenpsohen paratë e tërhequra në Trust vetëm atyre personave që i kanë deri në 10 mijë euro të kursyera.

Hoti tha se personat që kanë më shumë kursime në Trust nuk ka shumë ndikim tërheqja e 10 përqind prej tyre, por ata që kanë shumë të vogël të kursyer kjo u ndikon shumë kur të dalin në pension.

“Nëse e analizon strukturën e të ardhurave të qytetarëve që janë të punësuar vjen në përfundim se qytetarët me të ardhura më të ulta kanë kursime më të ulëta dhe është e logjikshme që t’ju kompensohen. Nëse i keni 50 mijë euro supozoj, për juve nuk ka shumë ndikim nëse i tërheqni 10 përqind por për dikë që i ka 5 mijë euro për të ka ndikim kur të del në pension prandaj ka logjikë kompensimi”, ka thënë Hoti për Telegrafin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu