Reagon u.d i Kryeshefit të Postes së Kosovës

0

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv i Postes së Kosovës, Xhevdet Smakiqi, ka reaguar në lidhje me pretendimet që janë bërë sot për kinse rritje page.

Këtë reagim, ai e ka bërë përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social facebook.

Ky është reagimi i plotë:

“Te nderuara media!
Bordi nuk i’a ka rritur pagen zyrtarve te lartë dhe as mua si u.d Kryeshef Ekzekutiv ne Posten e Kosovës.
Ish Bordi i Perkohëshem i Drejtorëve i Postës se Kosovës në mandatin e tij Prill 2020 -01 Tetor 2020 i kishte privelegjuar graduar drejtoret dhe menaxheret qe janë vartës dhe mbikëqyren nga Kryeshefi Ekzekutiv me paga rreth 500 euro me të larta se mbikëqyrsi i tyre.
Për këtë fakt ju ftoi qe nesër ne zyret e Postës qe te keni qasje në vendimet e ish Bordit te Perkoheshem dhe Bordit aktual për te vërtetuar këtë pa rregullësi ku, vartsit drejtoret dhe menaxheret e Postes paguhen rreth 500 euro me shumë se zyrtaret e lartë.
Efekti juridik i vetem i vendimit te Bordit aktual është për te kalkuluar nivelin e ri te pagave per Biznes Planin e vitit 2021 pasiqe nuk ekzistonte piramida e shaklles se kompensimit sipas pērgjegjesisë dhe pozitave nga më e larta te me ulta.
Në këto pak ditë qe kam filluar punën në pozitën U.d Kryeshef Ekzekutiv në Postën e Kosovës ku punoi me shumë se 13 vite ne PTK tash ne Posten e Kosovës jam fokusuar në zgjerimin e sherbimeve dhe produkteve ne ngritjen e te hyrave vetanake te Postës.
Me mbështetjen e Bordit te Përkoheshem kam inicuar shumë ide projekte dhe sherbime te reja dhe kam filluar te kthej vemendjen energjine e puntoreve te Postes ne kryrjen e sherbimeve dhe ngritjen e afarizmit te pertokur me vite nga abuzuesit sefagji ne menaxhmente te kaluara.
Lajmi.net te cilin e kam paditur per shpifje ndaj per demin qe me ka shkaktuar edhe sot ka vazhduar me shpifje kur ka manipuluar lexuesit e saj dhe mediat tjera, me titull shantazhues kinse me është rritur paga duke keqëperodur edhe foton time nga profili privat pa lejen time per te cilin do ta paditi prap ne Gjykaten Themelore.
Gjendjen në te cilen e kam pranuar detyren si u.d KE Posta e Kosoves e ka jo te mire jo per shkak te pandemisë sa për shkak te keqporimit 7 vjeqar te sponzorizuesve te lajmi.net.
Ish menaxhmentet mund te shpifin edhe me tutje ndaj meje por unë sa te jem ne poziten u.d.Kryeshef Ekzekutiv edhe me ngulmë energji te shtuar do te kthejë sipas kompentenave me ligj fokusin te sherbimet e reja ngritjen e te hyrave dhe displinen profesioanle e cila ka munguar.
Shtrofullugu i disa sefagjive ne Posten e Kosoves tashmë është zhbiruar dhe nuk ka ngrohtësinë e privlegjeve nga keqperdoruesit e në dëm te Postës se Kosovës.
Me mbështetjen e Bordit te Perkohëshem si U.d Kryeshef Ekzekuti në këto pak dite kam kthyer fokusin e menaxhmentit dhe punëtoreve ne dispilinen profesionale dhe ofrimin e shërbimeve qe ti rrisim te hyrat.
Andaj puntorët e ndershem te shkelur e te perulur i jane kthyer punës per çka i falnderoi.
Askush nuk do te na ndal në zhvillimin e Postës se Kosoves.
Sefagjitë brenda dhe ish menxhuesit jashtë Postës se Kosovës, jane duke u munduar ti mbledhin pendëlat e shfrufullogut tashmë te prishur nga ne qe po punojmë per zhvillimin dhe kendelljen e Postes.
Posta i takon puntorëve jo segagjive brenda dhe ish menaxhuesve jashtë Postës se Kosovës.
Ma keni dyfishuar vullnetin dhe energjinë time në punet e mira për Postën e Kosovës pavarishtë pozites.
Me respekt!
Xhevdet Smakiqi
U.d Kryeshef Ekzekutiv i Postes se Kosoves”, ka shkruar Smakiqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu