Dreshaj i AAK-së shpreh hapur dëshirën për koalicion me Vetëvendosjen, takon deputetin e Kurtit

0

Gani Dreshaj i AAK’së ka nxjerr një shkrim në facebook, ku ia ka bashkëngjitur një fotografi me deputetin e VV’së, Mefail Bajqinovcin. Dreshaj tha se ky takim ishte krejt i rastësishëm dhe nuk përbën negociata në mes të dy partive. Megjithatë, Dreshaj tha se nuk e mohon se do të dëshironte një koalicion VV-AAK.

Dreshaj gjithashtu tha se është pro një kulture politike ku rivalët politikë të shihen të tillë vetëm në programe politike, e jo të shihen si armiq politikë.

Tutje, Dreshaj i thuri elozhe deputetit të VV’së për të cilin tha se nuk mohon dëshirën ta kishte në koalicion qeverisës.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Dreshajt:

Rastësisht takova në Kodër të Trimave, deputetin e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovcin. Mediat mund të lakojnë këtë foto si negociata të mundshme mes dy partive, por kjo nuk qëndron.

Gjithmonë kam kontribuar dhe jam pro një kulture politike në Kosovë që rivalët politik t’i shohim rival vetëm me ide e programe politike, dhe jo si armiq politik.

Mefaili është deputet në mandatin e tij të parë, por e kam vlerësuar duke qenë mjaft i zëshëm dhe aktiv në detyrën e tij.

Nuk e mohoj që do ta preferoja ta kisha edhe në koalicionin qeverisës.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2530191483941488&id=1555763194717660

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu