FIFA PUBLIKON LISTËN, ASLLANI NË MESIN E 55 FUTBOLLISTEVE MË TË VOTUARA

0

FIFA ka publikuar emrat e 55 futbollisteve më të votuara për vitin 2020, teksa vetëm 11 prej tyre do jenë pjesë e formacionit të vitit.

Kjo listë dominohet nga kampioni në fuqi i Evropës, Olympique Lyon, me 11 futbolliste, teksa shtatë prej tyre kanë arritur të jenë në 11’shen më të mirë në vitet e kaluara.

Vlen të theksohet se në këtë listë është edhe sulmuesja nga Kosova, Kosovare Asllani, e cili aktivizohet te skuadra e Real Madridit dhe është pjesë e Kombëtares së Suedisë.

Listën e plotë mund ta shikoni në linkun e publikuar nga faqja zyrtare e FIFA-s.

Kujtojmë që futbollistet në këtë listë janë përzgjedhur nga votat e futbollisteve nga 33 shtete. FIFA formacionin e vitit do e zbuloj më 17 dhjetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu