OSMANI: NË ZGJEDHJE GAROJ ME LISTËN TIME, S’BASHKËPUNOJ ME LDK-NË

0

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar bashkëpunimin me ish-partinë e saj, LDK-në dhe partitë tjera që ajo iu ka referuar si “kapëse të shtetit”.

Osmani në intervistë ekskluzive për RTK-në, ka lëshuar lëshuar një sërë akuzash ndaj ish partisë së saj, LDK-së.

Osmani e ka quajtur përjashtuese LDK-në, teksa i ka akuzuar edhe për mbajtje të pushtetit me zor.

“Nuk do të bashkëpunojë me parti që kanë kontribuar për kapjen e shtetit dhe që kanë ndihmuar të qëndrojnë në pushtet kapësit e shteti”, ka deklaruar Osmani.

Ndër të tjera, ajo ka paralajmëruar se do të shkojë në zgjedhje me një listë të re kandidatësh, teksa ka shtuar se po lobon në grumbullimin e votave.

Ajo ka folur edhe lidhur me një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen, duke thënë se mbetet të shihet nëse do ndodh një gjë e tillë.

Ushtruesja e detyrës së të parit të vendit ka komentuar edhe situatën e krijuar nga Gjykata Speciale, teksa ka shtuar se deklaratat politike për çështje juridike e rëndojnë gjykimin e ish-krerëve të UÇK’së. /RTKLive/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu