Parashikimi i motit për fundjavë

0

Në fundjavë pritet të moti të jetë me vranësi dhe mundësi reshje. Ndërsa në viset malore do të ketë edhe reshje bore.

Kështu ka paralajmëruar “Prishtina Weather”.

Njoftimi i plotë:

Në fundjavë kryesisht me vransira. Mundësi për reshje lokale shiu, në vise malore borë. Të martën priten kthjellime, ultësirave mundësi për mjegull.

11.12.2020 – Ciklonet nga Atlantiku që po depërtojnë mbi Mesdhe dhe nga rajoni ynë vazhdojnë të kushtëzojnë mot të paqëndrueshëm, me vransira e mundësi edhe për reshje lokale shiu, në ditët e fundjavës. Në vise malore priten edhe reshje bore. Nga e diela masa më të ftohta ajrore nga Europa qëndrore pritet të depërtojnë mbi vend e që zbresin lehtë temperaturat ditën e diel dhe të hënë.

Fusha anticiklonike nga Atlantiku pritet të depërtojnë mbi rajon nga mesi i javës së ardhshme, që sjellin mot më stabil dhe kryesisht me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje. Mirëpo nëpër ultësira paraqiten mundësi për formim të mjegullës orëve të mëngjesit, e nën këto kushte temperaturat mund të mbeten më të ulëta në këto pjesë.

Ditën e shtunë koncentrimi i ndotësve ajror mbetet i rritur, ku indeksi i cilësisë së ajrit kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. Nga dita e diel parashihet të fryjë erë veriore, që pritet të shpërndajë ndotësit, e indeksi do të zbres në vlera mesatare, por edhe në vlera të mjaftueshme dhe të mira.

12.12 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull ose mjegullinë.

13.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët me mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.

14.12 – Kryesisht me vransira dhe ftohtë.

15.12 – Kryesisht kthjellët dhe me diell.

16.12 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull ose vransira të ulëta. Vende-vende mjegulla mund të mbetet edhe përgjatë ditës.

Temperaturat minimale të ajrit lëvizin nga -1C deri 3C, e maksimalet zbresin deri në 5C në fundjavë, e nga e marta sërish në rritje.

Të shtunën do të fryj erë e lehtë drejtimesh të ndryshme, e nga e diela mesatare nga verilindja 5-12m/s.

Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera normale ditën e shtunë, e më pas gradualisht në rritje, lartë edhe mbi vlera normale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu