Shteti më i suksesshëm në luftimin e COVID-19

0

Tajvani është ndër vendet më të suksesshme në botë sa i përket trajtimit të gjendjes së pandemisë. Deri më tani ka vetëm 724 raste të konfirmuara.

Së fundmi, autoritetet në Tajvan kanë deklaruar se edhe kur të fillojnë vaksinimet anti-Covid, bota duhet të mbetet vigjilente ndaj virusit.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Chen Shih-chung, ka deklaruar se të dhënat shkencore mbi efektin e vaksinës janë akoma të pamjaftueshme.

“Gjatë periudhave të para të vaksinimit, njerëzit duhet të vazhdojnë me masat e sigurisë”, i tha ai BBC-së, përcjell albinfo.ch.

Tajvani është ndër vendet më të suksesshme në botë sa i përket trajtimit të gjendjes së pandemisë. Deri më tani ka vetëm 724 raste të konfirmuara, shtatë vdekje dhe asnjëherë nuk është izoluar.

Suksesi në luftën kundër koronavirusit i është atribuuar kryesisht kontrolleve të hershme dhe të rrepta në kufij, ndalimi i vizitorëve të huaj dhe karantinës së detyrueshme për të gjithë banorët e Tajvanit që kthehen në vend.

Shih-chung ka deklaruar se nuk e vë në dyshim sigurinë e vaksinave nëse ato ofrojnë imunitet, mirëpo shton se nuk ishte e qartë në çfarë mase dhe kohe do t’i mbronte ajo njerëzit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu