Të dhënat e fundit: 16 komuna në zonën e kuqe, nëntë në të verdhën dhe 13 në të gjelbrën

0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se në dy javët e fundit, Kosova ka stagnim të rritjes së virusit. Ai ka njoftuar se në zonë të kuqe janë 16 komuna, 9 në të verdhën dhe 13 në atë të gjelbër.

“Kemi rangimin e ri të komunave këtë javë, në zonën e kuqe kemi ndryshime tani janë 16 komuna, 9 janë në të verdhën dhe 13 në të gjelbër”, ka deklaruar Zemaj.

Ai në një konferencë për media ka deklaruar masat duhet të vazhdojnë të jenë aktive me një intensitet të shtuar.

Zemaj tutje ka kërkuar nga qytetarët që të respektohen masat duke thënë se spitalet në vend janë të mbingarkuara nga rastet me koronavirus.

Tutje, Valbon Krasniqi, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitare të Kosovës, ka thënë se tash e një muaj, numri i atyre që kanë marrë shërbime ka kaluar 1 mijë.

“SHSKUK-ja vazhdon të sigurojë barnat dhe të gjitha produktet e tjera të nevojshme dhe do të sigurojë edhe shtretër që do të ketë nevojë, ne bëjmë thirrje që të respektohen masat”, ka thënë Krasniqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu