Ahmeti falënderon publikisht Bashkësinë Islame që organizoi varrimin e të moshuarës që nuk kishte familje

0

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes llogarisë së tij private në Facebook, ka njoftuar për vdekjen e një të moshuare e cila nuk kishe familjarë.

Ai tha se qytetarja tashmë e ndjerë, i takon nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve dhe se për ritualin e varrimit është kujdesur Bashkësia Islame e Kosoves.

“Se bashku me Bashkësinë Islame organizuam varrimin. Dua që publikisht ta falenderoj Bashkësinë Islame për gjithë organizimin. Në fund humaniteti – njerzillaku është më i rëndësishmi.”, thuhet në postim.
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160566712817166

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu