Avokati u thotë qytetarëve të mos japin të holla për Thaçin, është fyerje për viktimat

0

Avokati i njohur kosovar, Gazmend Halilaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i përgjigjen fondacionit për ndihmë juridike për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Halilaj ka thënë se kjo është e palogjikshme, e paligjshme dhe fyerje direkte për viktimat.

“Shteti për këtë kategori nga taksat tona ndau 20.000.000 euro, ndërsa për viktimat dhe dëshmitarët asnjë cent, për kundrazi përmes mediave të kontrolluara, i fyen qdo dite.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Halilajt:

Mosss iu përgjigjeni fondacionit ,, ndihmë juridike për z.Thaqi.

Është e pa ligjshme, e pa logjikshme dhe fyerje direkte për viktimat.

Shteti për këtë kategori nga taksat tona ndau 20.000.000 euro, ndërsa për viktimat dhe dëshmitarët asnjë cent, për kundrazi përmes mediave të kontrolluara, i fyen qdo dite.

Sekendejmi, ai vetë ka deklarua që gjatë luftës ka qenë ,,,jashtë linjave të frontit,,.

Shfrytëzoni ata pak cent që merrni nga trusti pencional për familjet e juaja.

https://www.facebook.com/gazmend.halilaj.3/posts/3663791090325709?__cft__[0]=AZVCa3LGibqvL8ibHRkpW7Vjp7PbJQ628xmuxkbJkHtIjQqleyt2tSaJmdLRB0XxmJt9weLIQNO6bOlJqsh6M4pU3gp7ABmk2VDWzN7g1HK7nFhLTERcM1BDUd1Hs-l0rEA&__tn__=%2CO%2CP-R

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu