E pabesueshme, Florian Marku dhe Stewart ndahen me barazim

0

Edhepse pritej një meç i lehtë, Florian Marku e pati të vështirë ta mposhte kundërshtarin e tij Jamie Stewart, shkruan Insporti.Meçi shkoi deri në raundin e fundit, dhe me vendim unanim të gjyqtarëve, çuditërisht meçi u mbyll me barazim.Marku pati dy raunde fantastike në fillim, sakaq e rrëzoi në raundin e dytë kundërshtarin, por më pas Stewart reflektoi dhe nuk lejoi goditje që mund të ishin fatale për të.

Kur pritej vendimi për fitoren e Markut, gjyqtari befasisht vendosi që meçi të ndahet me barazim.

Ky vendim zhgënjeu jashtë mase bokserin shqiptar.

Marku ka rekord mbresëlënës në boksin profesional, duke fituar shtatë meçe dhe tashmë së fundmi një barazim, nga tetë meçe të zhvilluara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu