GRIPI SEZONAL, QYTETARËT E PRISHTINËS DO TË VAKSINOHEN EDHE NË SHTËPI

0

Numri i vaksinave të gripit sezonal për qytetarët e Prishtinës pritet të rritet ndërsa QKMF ka bërë plan që të vaksinoj edhe qytetarët që e kanë të pamundur të vizitojnë këto qendra. Deri më tani mijëra qytetarë janë vaksinuar ndërsa procesi vazhdon.

Në Komunën e Prishtinës vaksinimi për gripin sezonal është duke vazhduar, deri më tani në këtë komunë janë vaksinuar mbi 8 mijë qytetarë. Doktoresha Florina Ushaku nga QKMF thotë për se fillimisht kanë ardhur 12 mijë doza vaksina për qytetarët e Prishtinës por që kjo sasi pritet të rritet.

‘’Kemi bërë kërkesë edhe për një sasi tjetër të vaksinës së gripit, kështu që për popullatën them që të mos bëjnë panik për ata që nuk kanë marrë sepse kemi sasi të mjaftueshme për të gjithë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Florina Ushaku.

Më tutje doktoresha thotë se qytetarët e Prishtinës që nuk kanë mundësi të frekuentojnë ndonjërën nga qendrat e mjekësisë familjare për të marrë vaksinën do të vaksinohen në shtëpi nga një ekip mobile e QKMF-së.

“E kemi diskutua me menaxhmentin, sivjet kemi marrë një iniciativë që pasi të kryhet pjesa më e madhe e vaksinimit në qendra familjare, të formohet lista e personave të cilët kanë pamundësi fizike të vijnë në QMF dhe të formohet një ekip me një mjek dhe një infermiere që do ti vizitojë dhe do t’i vaksinoj në kushte shtëpiake. Lista veç ka fillua me u formua, le të lajmërohen ata që e kanë këtë problem”, tha më tej Florina Ushaku.

QKMF tha se nga data 1 dhjetor deri më datën 11 dhjetor në tendë janë vaksinuar grupet me prioritet si personat mbi moshën 65 vjeçare, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi gjashtë muaj, ndërsa nga e hëna do të vazhdoj vaksinimi për të gjithë qytetarët e tjerë brenda këtyre qendrave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu