Kryetari Gashi, njofton qytetarët e prekur me Covid-19 për procedurën e aplikimit

0

Sot, ekipet të shtabit emergjent të komunës së Obiliqit, kanë filluar shpërndarjen e formulareve të aplikimit për banorët e rezultuar pozitiv në të gjitha lokalitetet e Obiliqit, sipas listave të konfirmuara nga ana e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, duke u bazuar në vendimin për subvencionimin e qytetarëve të prekur me Covid-19, në qytetin e Obiliqit.

Kryetari Gashi, ka njoftuar të gjithë qytetarët se:“Secili që ofron dëshmi për realizimin e testimeve pozitiv me PCR, gëzojnë të drejtë e subvencionimit nga ky vendim.“

Komuna e Obiliqit, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Obiliqit të mbajtur me datë 11/12/2020, ka aprovuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për qytetarët e prekur me Covid-19,ku për çdo qytetarë të prekur nga Covid-19 do të subvenciohen me nga 100€, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do subvencionohen me nga 300 euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu