MEHMETI VIZITOI POLICIN E AKSIDENTUAR 14 VJET MË PARË NË KRYE TË DETYRËS

0

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka vizituar pjesëtarin e Policisë së Kosovës Mazllum Bajraktarin, në katërmbëdhjetë vjetorin e përfshirjes në aksident.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Mazllum Bajraktari, 14 vjet më parë u aksidentua në krye të detyrës. duke marrë lëndime të rënda, thuhet në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtarë të Policisë së Kosovës në Facebook.

“Kolegët, Policia e Kosovës, nuk e harron kontributin e Mazllumit dhënë për të mirë të vendit, ju dhe familja e juaj do të vazhdoni të jeni pjesë e familjes së Policisë së Kosovës”, ka thënë U.D. drejtori i PK-së Samedin Mehmeti, gjatë vizitës që i bëri Mazllum Bajraktarit në banesën e tij.

“Ne i gëzohemi faktit se ju vazhdoni të rikoperoheni për çdo ditë, ne do të vazhdojmë të ju përkrahim në çdo moment”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë vizitës te Bajraktari, U.D. i drejtorit të Policisë shoqërohej nga Kolonel Gazmend Hoxha, drejtor i Divizionit për Siguri Publike dhe Major Baki Kelani- shef i Zyrës për Informim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu