1 MIJË E 318 KOSOVARË DO TË MARRIN MBI 4 MIJË EURO NGA TRUSTI PENSIONAL

0

Që nga pasdita e së premtes kur edhe filluan aplikimet për 10% të Trustit Pensional, janë mijëra qytetarë të cilët aplikuan për të përfituar nga kjo mundësi.

Ndërsa në bazë të publikimeve të fundit bëhet e ditur se janë 1 mijë e 318 persona të cilët do të arrijnë të marrin mbi 4 mijë euro, nga kursimet e tyre në kuadër të trustit.

Sipas Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, 5 mijë e 799 persona do të marrin nga kursimet deri në 10 euro, 33 mijë e 361 aplikues do të arrijnë të marrin nga 11 deri në 50 euro, kurse 32 mijë e 614 qytetarë do të tërheqin nga 51 deri në 100 euro.

Mbi 44 mijë kosovarë do të marrin nga 201 deri në 500 euro, transmeton lajmi.net.

501 deri në 1 mijë euro do të arrijnë të marrin mbi 51 mijë qytetarë, apo 19.2%.

Kësisoj shumë qytetarë do të përfitojnë nga kjo mundësi në kohë pandemie, por është dehe një përqindje e madhe e qytetarëve të cilët punuan, por që përsëri s’do të marrin as edhe një cent nga Trusti Pensional i Kosovës.

Ndryshe mundësia për tërheqjen e 10% të Trustit Pensional u arrit vetëm pas votimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, ligj ky i cili u hodh në votim disa herë radhazi, por që shumica e deputetëve hezitonin që ta votonin atë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu