Cigareshitësi kosovar e gjen një kuletë në rrugë, por e dorëzon në polici

0

Një cigarishitës i cili ka 21 vite që bën këtë punë në qytetin e Pejës, ka bërë një gjest tejet pozitiv.

Ramë Dreshaj, nga fshati Prigod i komunës së Istogut i cili mbanë familjen e tij duke shitur cigare në qytetin e Pejës mbi dy dekada, ka gjetur një kuletë me para dhe dokumente, dhe e ka dorëzuar në polici.

Ai e ka bërë këtë gjest pa u hamendur fare, dhe për më tepër as nuk e ka hapur fare kuletën.

Ai ka treguar për TV dukagjini se është hera e parë që e ka gjetur kuletën dhe se nuk ka shikuar fare sa para ka, por vetëm e ka dorëzuar në polici, shkruan Reporteri.net.

“Ishte hera e parë që kam gjetur kuletë, isha duke shitur cigare në lokal, dhe kur dal e shoh një kuletë, e pyes një fëmijë e kujt është, nuk e di tha, e mora dhe e dorëzova në polici, me të holla, dokumente e tjera. Policia më falënderoi, pavarësisht sa para do të ishin unë do ta ktheja se nuk është e imja”, ka deklaruar Dreshaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu