Policia i kap 50 kg drogë në Prishtinë, i zë tre persona duke e shkëmbyer në parking

0

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë tre persona në një parking të automjeteve në Prishtinë pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Përmes një komunikate për media Policia ka njoftuar se tre personat e dyshuar në momentin e ndalimit kanë qenë duke shkëmbyër sasi të substancës narkotike dhe janë arrestuar nga njësitet antidrogë të Policisë së Kosovës.

Komunikata e plotë:

Me datë 12.12.2020 rreth orës 18:50 në një parking të automjeteve në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) e PK-së, pas një hetimi disa mujorë përmes aplikimit të masave të veçanta të hetimit ka zhvilluar një operacion policor me ç`rast ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar nën dyshimin se kanë kryer vepër penale e sanksionuar me ligj, respektivisht në bazë të nenit 267 të kodit penal të RKS-së “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

Tre personat e dyshuar në momentin e ndalimit kanë qenë duke shkëmbyër sasi të substancës narkotike dhe janë arrestuar nga njësitet antidrogë të Policisë së Kosovës

Në këtë operacion policor janë sekuestruar:

Ø 51 kg ( pesëdhjetë e një kilogram) e 664.6 gr substancë e dyshuar narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë,

Ø 3 vetura,

Ø 8 telefona celularë,

Ø 980 euro, 30 franga,1 dollar; para të gatshme

Në vendngjarje poashtu kanë dalë edhe njësiti i forenzikës së PK-së për procedura të nevojshme.

Në lidhje me rastin janë bastisur tri lokacione në Viti dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me dy tyta, 32 fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe 51.9 kg duhan.

Me vendim të prokurorit kompetent tre (3) personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të punoj me vendosmëri në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, dhe në veçanti të luftoj dukuritë negative dhe aktivitetet kriminale që në një formë apo tjetër rrezikojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve tanë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu