Protestuesit sërish tek sheshi në Tiranë, policia i shpërndan me gazlotsjellës

0

Prej dy orësh tashmë protestuesit i janë drejtuar sërish sheshit Skënderbej nga ku nisi edhe marshimi i tyre.

Disa protestues tentuan t’i afrohen pemës së Vitit të Ri në shesh e cila është rrethuar me gardh metalik.

Disa protestues tentuan të heqin gardhin, por menjëherë pati gaz lotsjellës të hedhur dhe turma u shpërnda për t’u zhvendosur.

Policia ka nisur edhe në sheshin ”Skënderbej” shoqërimet e disa të rinjve që nuk iu bindën urdhrit për t’u shpërndarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu