A do të shtyhet orari i mbylljes? Tregon zëvendëskryeministri Tahiri

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, pas takimit virtual të mbajtur me krerët e komunave dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për kërkesat e parashtruara.

Tahiri ka thënë se kanë arritur në përfundim se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme aktualisht. Ai tha se po ashtu kanë diskutuar që të analizohet shtyerja e orarit të mbylljes.

“Me Ministrin Armend Zemaj bashkëbiseduam me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës për situatën me Pandemi dhe respektimin e masave. U dakorduam të rrisim vigjilencën institucionale si dhe respektimin rigoroz të masave të rekomanduara. Në këtë takim, u dakorduam se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë, sikurse që duhet të analizohet zonimi dhe të shtyhet orari i mbylljes”, ka shkruar Tahiri.
https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10157514470231611

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu