Do të ketë ndërprerje të ujit në këto lokalitete nga nesër deri më 20 dhjetor

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton se nga dita e nesërme, 15 dhjetor deri më 20 dhjetor 2020, do të ketë ndërprerje të ujit në Vragoli, Sllatinë dhe te Parku i Biznesit për shkak të vazhdimit të punimeve në rehabilitimin e puseve në fshatin Vragoli.
Ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë për 6 ditë radhazi, duke filluar nga ora 09:30-17:00.

Njoftimi i plotë:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton për punime teknike, konkretisht vazhdimin e punimeve në rehabilitimin e puseve në fshatin Vragoli.

Si shkak i këtij rehabilitimi , duke filluar nga dita e nesërme, 15 dhjetor deri më 20 dhjetor 2020, ndërprerje uji do të kenë : Vragolia, Sllatina dhe Parku i Biznesit.

Por, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë për 6 ditë radhazi, duke filluar nga ora 09:30-17:00. Këto punime do të realizohen në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, për konsumatorët e KRU”Prishtina” sh.a.
https://www.facebook.com/kurprishtina/posts/1780838402063777?__cft__[0]=AZWs1glZGfbXnTj56-oWRdOsWqjF3GUUrMW47rHV8KDHiqhCHQJRJ9nkuSmXuyASG8lfjCrGbShu-cMyZwyoqV4uQWHI47tEYj2ZZtaYFcT47xjPduT9s8CKiB7qV5SGxRIteBOdx1jlP4-RhEe5bH-O&__tn__=%2CO%2CP-R

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu