Haradinaj: 14 dhjetori 2018, vendim jo i lehtë, por ndër më të rëndësishmit pas shpalljes së pavarësisë

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbeje për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë.

Ai theksoi se 14 dhjetori i vitit 2018, ishte ditë historike për Kosovën, kurse vendimi për formimin e Ushtrisë ishte një ndër vendimet aspak të lehta, por më të rëndësishme pas shpalljes së parësisë,

Postimi i plotë:

Sot, kur shënojmë dy vjetorin e miratimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe atij për Shërbim në FSK, mund të themi se Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë.

14 Dhjetori i 2018-së ishte ditë historike për Kosovën, ndërsa vendimi për formimin e Ushtrisë ishte një ndër vendimet aspak të lehta, por më të rëndësishmet pas shpalljes së pavarësisë. Falënderoj secilin deputet që votoi për ushtrinë, që nënkupton votim për paqe e siguri në rajon.

Kosovë, urime dy vjetori i Ushtrisë!

RH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu