Infermierët suspendojnë grevën

0

Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, ka njoftuar që pas një takimi të mbajtur me drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqin, si dhe anesteziologun, Lulzim Emini, kanë vendosur që të e suspendojnë grevën e tyre.

“Sot,pas një takimi të gjatë me Drejtorin e SHSKUK-së,Dr.Valbon Krasniqin dhe Anesteziologu,Dr. Lulzim Eminin ,të cilët i falënderojmë shumë për vizitën dhe përkrahjen që sot ju dha grevistëve tash e 5 ditë, Sekretarit,Infermierit ,Enlirat Durakut në lidhje me vendimin e tij për grevë urie”, ka shkruar Havolli në Facebook.

“Ashtu siç e kemi përshëndetur dhe vlerësuar vendimin e Enliratit për Grevën në lidhje me kërkesat tona legjitime , po ashtu edhe sot, duke i marr parasysh gjendjen e rënduar të spitaleve tona me Covid dhe nevojën për infermierë të zotë dhe punëtorë siç është Enlirat Duraku, u pajtuam bashkarisht me kërkesën tonë të përbashkët për ta suspenduar grevën deri në takimin dhe një situatë të afërt në takim me Ministrin e Shëndetësisë për arritjen e kërkesave legjitime dhe shumë kërkuese nga Sindikata e Infermierëve me muaj të tërë”.

Sidoqoftë, Havolli ka uruar që në takimin e paraparë që të mbahet pasnesër do të arrihet një ujdi për realizimin e kërkesave të infermierëve.

“Mbesim me shpresën së në takimin qe do të mbahet të Mërkurën, do ta arrijmë marrëveshjen për realizimin e kërkesave tona sepse kërkesat tona janë edhe në të mirën e institucioneve tona shëndetësore!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu