Nis seanca e radhës ndaj Salih Mustafës

0

Ka nisur konferenca e tretë në Gjykatën Speciale për statusin në rastin e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Për herë të tretë ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, është paraqitur në Gjykatën Speciale, ku edhe sot do të diskutohet rreth statusit të tij, shkruan lajmi.net.

Konferenca statutore ndaj Mustafës ishte caktuar ditë më parë nga Gjykata Speciale.

Theksojmë se, Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Më 28 shtator, ai nuk kishte nuk kishte pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me kinse krime lufte në Kosovë.

Më 28 tetor, ish-eprori i UÇK-së është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja.

Më 23 nëntor, gjykata ka vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu