Para 22 viteve serbët shuan dashurinë mes Lules e Luanit, ushtarëve të UCK- së që ranë dëshmorë në Betejën e Pashtrikut

0

Më 14 dhjetor 1998, brigada e Mujë Krasniqit bashkë më 140 luftëtarë përderisa po kthehej nga Shqipëria me armatim, u pritë nga ushtria serbe. Në një dyluftim të ashpër, vdiqën 42 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mes tyre edhe komandant Mujë Krasniqi.

Me rënien e 42 ushtarëve, u shua edhe një histori dashurie mes dy të rinjëve të cilët nuk arritën ta kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Luljeta Shala nga Krajkova e Drenasit dhe Hysen Bujupaj nga Istogu u lidhën në kohë lufte me shpresën që dasmën ta bëjnë në kohë paqeje. Në fakt historia e tyre përfundoi në vendin që tash quhet “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.

Luljeta asokohe ishte vetëm 21 vjeçare dhe sipas familjarëve të saj, vendimin që t’i bashkohej luftës së UCK- së e motivuan historitë e suksesshme të grave shqiptare si Shotë Galica, Zahide Jashari e Xhevë Krasniqi- Lladrovci.

Hysen Bujupaj, me nofkën Luani, ishte nga Istogu dhe bashkë me Lulen natën mes 13 dhe 14 dhjetorit po bartnin armë nga Shqipëria për t’i sjellë në frontet e luftës në Kosovë.

Përkundër sulmeve të mëdha me të cilat u përballën, Lulja me Luanin e bashkëluftëtarët e tjerë, vendosën të rezistojnë, njëjtë siç bënte e gjithë Ushtria Çlirimtare në frontet e saj.

Mirëpo, kjo betejë përfundoi me minus 42 ushtarë guximtarë për UÇK- në, e mbi të gjitha pa një nga komandatët më të zotë që kishte ajo, Mujë Krasniqin.

Tash, në mungesë të Lules e Luanit, dy familjet e tyre e vizitojnë njëri- tjetrin në çdo përvjetor, duke fshirë lotët e krenarisë dhe mallin që jau djeg shpirtin thellë./FaktePlus/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu