ARTETA PËR XHAKËN: NUK MUND TË HEDH POSHTË TË TËRIN SHKAKU I NJË GABIMI

0

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka zbehur spekulimet se mesfushori Granit Xhaka mund të largohet në janar.

Shqiptari u ndëshkua më të kuq në humbjen ndaj Burnleyt, meqenëse kapi për fyti kundërshtarin, transmeton lajmi.net.

Ka spekulime se Arsenali është i gatshëm ta shesë Xhakën, por Arteta insiston se mesfushori ka të ardhme në klub.

“Ka pasur disa momente dhe nuk është i vetmi. Ka shumë lojtarë që kanë momente të tilla. Granit është profesionalist dhe çfarë bën për klubin dhe bashkëlojtarët është në maksimum”.

“Ai e di që ka pasur momentin kur e ka humbur qetësinë dhe e di arsyen pse, por nuk mund të hedh gjithçka që ka bërë sepse bëri gabim”.

“Të gjithë kemi bërë gabime dhe jam këtu për të mbrojtur lojtarët kur e shoh që e meritojnë dhe Granit është një ndër ata që vlerësohen çdo stërvitje në mënyrën që bën gjërat si profesionist”, tha fillimisht ai.

Tutje, tekniku spanjoll konfirmoi se gjithçka është zgjedhur.

“Gjithçka që ka ndodhur, më vjen keq por nuk mund ta diskutojë. Është zgjedhur menjëherë dhe kaq mund të them”, përfundoi ai.

Në ndeshjen e radhës, Arsenali përballet me Southamptonin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu